Erdoğan në selinë e partisë në Ankara nënshkroi deklaratën e anëtarësisë në parti, i cili është themelues, ndërsa është kthyer pas 979 ditëve
Mümin Altaş
02 Maj 2017•Përditësim: 03 Maj 2017
Ankara
ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me nënshkrimin e deklaratës së anëtarësisë është bërë anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në selinë e partisë në Ankara nënshkroi deklaratën e anëtarësisë në parti, i cili është themelues, ndërsa është kthyer pas 979 ditëve.
Me ndryshimet kushtetuese të votuara në referendumin në Turqi të mbajtur më 16 prill, është hequr praktika që “presidenti i shtetit doemos të ndërpresë lidhjet me partinë”.
Në Evropë i jepet çdo lloj mbështetjeje FETO-s dhe PKK-së
Presidenti Erdoğan tha se në Evropë i japin çdo lloj mbështetjeje FETO-s dhe PKK-së për të penguar rrugën e forcimit të Turqisë.
“Në Evropë atyre (FETO) i ofrohet çdo lloj mbështetjeje si dhe PKK-së. Mirë, pse e japin? E japin për të penguar rrugën e forcimit të Turqisë. Nëse ministri im nuk mund të merr leje për fluturim, nëse nuk mund të shkojë në Evropë, ne doemos duhet të gjejmë përgjigje për këtë çështje. Çka thonë tani 'Mirë çfarë do të bëjmë pas kësaj'. Shikoni se çfarë keni bërë deri më sot. Çka do të thotë 'çfarë do të bëjmë pas kësaj?'. Ka diçka që do të bëni pas kësaj, çka është ajo? Nuk keni zgjidhje tjetër deri te hapja e atyre kapitujve të cilat deri tani nuk i keni hapur, nëse i hapni mirë, nëse nuk i hapni, lamtumirë”, tha presidenti Erdoğan pas anëtarësimit të sërishëm në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partisë AK).
Në Kongresin e tretë të jashtëzakonshëm të AK Partisë më 21 maj do të mbahen zgjedhje për udhëheqës të organeve të partisë, ndërsa pritet që Erdoğan të vjen në pozitën e kryetarit të partisë.