Ahmet Furkan Mercan
10 Korrik 2017•Përditësim: 10 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, të dielën në rezidencën presidenciale në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Nuk janë publikuar detaje rreth takimit gati dyorësh, por thuhet se ekstradimi i kreut terrorist Fetullah Gulen ka qenë në rendin e ditës, krahas mbështetjes amerikane për PKK/PYD-në në Siri.
Turqia e konsideron PYD-në degë siriane të PKK-së, organizatë e cilësuar si terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Megjithatë, SHBA-të e shohin PKK/PYD-në si aleat të saj në luftën kundër organizatës terroriste DEASH në veri të Sirisë.
Ankaraja gjithashtu ka kërkuar nga Uashingtoni të dorëzojë Gulenin, i cili jeton në mërgim dhe i cili është përgjegjës për tentativën vdekjeprurëse për grusht shteti në korrikun e vitit të kaluar.
Para takimit të tij me presidentin turk, Tillerson u takua me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, përpara konferencës së naftës në Stamboll.
Dy diplomatët kanë diskutuar për luftën në Siri, luftën kundër terrorizmit dhe krizën e Katarit gjatë një darke pune në Zyrën e Kryeministrit, njoftojnë burimet diplomatike.
Më herët gjatë ditës Tillerson mori njohjen më të lartë të Këshillit Botëror të Naftës, takimin më të madh të industrisë së naftës dhe gazit, që filloi të dielën në Qendrën e Konventës së Stambollit (ICC).
Kongresi, në të cilin Anadolu Aggency (AA) është partneri global i komunikimit, do të vazhdojë konferencën deri më 13 korrik.
"Rreth një vit më parë, populli turk, burra dhe gra të guximshme u ngritën kundër orkestruesve të grushtit të shtetit dhe mbrojtën demokracinë e tyre," tha Tillerson.