Oktaj Omeragikj
06 Prill 2020•Përditësim: 07 Prill 2020
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të agjencisë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), presidenti Recep Tayyip Erdoğan uroi drejtorin e përgjithshëm të kësaj agjencie, Şenol Kazancı.
"Uroj AA-në me rastin e 100-vjetorit të formimit të saj, kur ndërmorri përgjegjësinë për të informuar saktë dhe plotësisht opinionin tonë dhe opinionin botëror që nga koha e luftës çlirimtare, duke u bërë dëshmitar i luftës tonë kombëtare, krijimin e republikës sonë, rritjes dhe zhvillimit të vendit tonë në çdo fazë", thuhet në letrën e presidentit Erdoğan.
Në urimin e nënshkruar nga presidenti Erdoğan, gjithashtu thuhet se ai me kënaqësi ndjek forcimin e përditshëm të informacionit jashtë vendit dhe zgjerimin e aktiviteteve në disa fusha të agjencisë kombëtare, që paraqet një shkollë në fushën e gazetarisë dhe raportimit në shtypin turk.
"Besoj se ky institucion me traditë, si deri tani edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë një burim i besueshëm informacioni si për shtypin turk, ashtu edhe për atë botëror", thuhet gjithashtu në urim.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit, presidenti Erdoğan gjithashtu shprehu falënderime për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në formimin e AA-së, veçanërisht Mustafa Kemal Ataturkut, duke shtuar se uron që institucioni dhe të punësuarit të vazhdojnë me punën e suksesshme.