Ilkay Guder
15 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
ANKARA (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në rezidencën presidenciale me një ceremoni zyrtare presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, raporton Anadolu Agency (AA).
Aliyev ka përshëndetur trupën ceremoniale në gjuhën turke "Përshëndetje ushtar".
Pas prezantimit të delegacioneve të dy vendeve Erdoğan dhe Aliyev kanë shtrënguar duart para dy flamujve kombëtare dhe kanë pozuar për mediat.
Në ceremoninë e pritjes kanë qenë të pranishëm zëvendëskryeministri turk, Yalçın Akdoğan, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitaş, ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit, Binali Yıldırım, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Fahri Kasırga , zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, İbrahim Kalın dhe prefekti i Ankarasë, Mehmet Kılıçlar.
Erdoğan dhe Aliyev pas takimit dypalësh pritet që të marrin pjesë në takimin e 5-të të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Azerbajxhan.