Jeyhun Aliyev
05 Gusht 2019•Përditësim: 06 Gusht 2019
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të mërkurën do të qëndrojë për vizitë dy ditëshe në Turqi, bëhet e ditur nga kabineti i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelensky në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Siç paralajmërohet, ai po ashtu do të takohet edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ukrainase dhe tatarët e Krimesë në Turqi.
Zelensky po ashtu do të takohet edhe patriarkun e Konstantinopojës, Bartolomeu.
Në korrik në Ukrainë u mbajtën zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat fitoi partia e presidentit ukrainas.
Zgjedhjet nuk u mbajtën në Krime, siujdhesën të cilën në vitin 2014 e aneksoi Rusia, por as në lindje të Ukrainës, që është nën kontroll të rebelëve pro-rusë.