Saadet Gökce, Kaan Bozdoğan
10 korrik 2026•Përditësim: 10 korrik 2026
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti të premten kryeministrin libanez Nawaf Salam në një darkë pune në Stamboll, raporton Anadolu.
Erdogan fillimisht e mirëpriti kryeministrin Salam me një ceremoni zyrtare në Pallatin Vahdettin.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes, Erdogan dhe Salam biseduan pranë një dritareje të pallatit, ndërsa presidenti turk i tregoi disa nga monumentet historike të Stambollit.
Më pas, dy liderët zhvilluan takim dypalësh, gjatë të cilit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
“Turqia i kushton rëndësi marrëdhënieve me vendin vëlla, Libanin”, tha Erdogan, duke shtuar se beson se “intensifikimi i kontakteve diplomatike në këtë kuadër do të jetë i dobishëm”.
Ai tha se Ankaraja vazhdon përpjekjet diplomatike për të garantuar sigurinë e Libanit.
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë çdo mbështetje të mundshme, përfshirë ndihmën humanitare, për të ndihmuar në vendosjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Liban”, shtoi ai, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.
Presidenti turk theksoi se do të ishte “e dobishme” për rajonin që Libani dhe Siria të zhvillojnë “marrëdhënie të mira fqinjësore”.
“Ne po bëjmë çdo përpjekje për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Libanit”, shtoi Erdogan.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.