Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
08 Qershor 2020•Përditësim: 10 Qershor 2020
Turqia sot ka shpëtuar 36 azilkërkues, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët përsëri u shtynë nga forcat greke në ujërat territoriale turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të sigurisë, azilkërkuesit e kombësive të ndryshme fillimisht u nisën për në ishullin grek Lesbos nga Ayvacik në Çanakkala, në Turqinë veriperëndimore.
Ata ishin në gomone që u shtynë në ujërat territoriale turke nga Roja bregdetare greke, theksuan burimet, të cilat kërkuan të mos emëroheshin për shkak të kufizimeve për të folur në media.
Si pjesë e operacionit të shpëtimit, Rojet bregdetare turke zbuluan vendndodhjen e azilkërkuesve përmes dronëve dhe më pas i dërguan në breg.
Me arritjen në Turqi, atyre iu sigurua ushqim dhe veshje nga zyrtarët turq.