Yavuz Karaduman,Süleyman Coşkun Bozyel
17 Gusht 2016•Përditësim: 17 Gusht 2016
TEKIRDAG (AA) - Është rrëzuar një avion stërvitor në afërsi të qytezës Ergene të Tekirdag-ut në Turqinë perëndimore, ku si pasojë piloti dhe një student kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka siguruar thuhet se avioni është rrëzuar në afërsi të lagjes Ahumehmet, për arsye ende të panjohura. Si pasojë e rrëzimit piloti Yusuf Akşahin dhe studenti Alper Oran kanë humbur jetën.