Burak Bir
25 nëntor 2020•Përditësim: 25 nëntor 2020
Të paktën 658 artefakte janë sekuestruar ndërsa një i dyshuar u arrestua gjatë një operacioni në Stamboll të Turqisë, bëri të ditur sot një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet kundër trafikimit bastisën të martën adresa të ndryshme në rrethin Beykoz. Ata u informuan se një grup kriminal po përpiqej të kontrabandonte sende antike jashtë shtetit.
Pjesët e gjetura përfshijnë një kokë shigjete prej bronzi, majë shtize, koka statujash dhe monedha.
Turqia e sotme moderne ka qenë shtëpia e shumë civilizimeve antike dhe kështu është e pasur me relikte. Kjo ka tërhequr kontrabandistë të cilët shpesh plaçkisin varret dhe vendet tjera arkeologjike.