İsmail Çimen
26 Nëntor 2020•Përditësim: 27 Nëntor 2020
Kryetari i parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, e quajti “manifestim i drejtësisë” vendimin e gjykatës turke lidhur me veprimet në bazën Akıncı e cila u përdor si qendër komanduese gjatë përpjekjes për grusht shteti nga organizata terroriste FETO të vitit 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Krimeve të Rënda në Ankara shpalli vendimin e dënimit me nga 79 burgime të përjetshme për katër "drejtuesit civilë" të organizatës terroriste.
“Në rastin Akıncı, u manifestua drejtësia”, tha kryeparlamentari turk.
“Bekuar qofshin shpirtrat e dëshmorëve dhe qofshin të Xhenetit”, shtoi Şentop.
Gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, në Ankara 68 persona ranë dëshmorë dhe 222 u plagosën si pasojë e bombardimeve të avionëve luftarakë të komanduar nga puçistët.