Mehmet Yılmaz Güldaş
06 Mars 2019•Përditësim: 06 Mars 2019
Aktualisht ka më pak se 700 terroristë në Turqi pasi vendi po merr masa të konsiderueshme kundër terrorizmit në kufijtë e saj për të bllokuar hyrjet e terroristëve, tha ministri i Brendshëm i vendit, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në Turqi ka më pak se 700 terroristë. Hyrja (e terroristëve) në vend është shumë e vogël. 12 persona kanë hyrë në që nga janari. Ne po marrim masa serioze në kufijtë tanë", tha Soylu, i ftuar në panelin editorial të AA-së.
Duke folur lidhur me luftën e Turqisë kundër PKK-së, Soylu tha se Turqia planifikon të kryejë një operacion të përbashkët antiterrorist me Iranin kundër kësaj organizate terroriste.
Po ashtu, Soylu dënoi rekrutimin e adoleshentëve nga ana e PKK-së në luftën kundër Turqisë.
PKK konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
- "FETO fiton 800 milionë dollarë nga shkollat çarter"
Lidhur me organizatën terroriste FETO, Soylu tha se ajo fiton 800 milion dollarë vetëm nga shkollat çarter të financuara nga SHBA, ndërsa po ashtu merr 200 milionë në donacione.
FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e 251 personave dhe plagosjen e 2.200 të tjerëve.