Murat Paksoy
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) – Një polic i plagosur ka ndërruar jetë sot në spital, me çka numri i të pësuarve për vdekje gjatë sulmit të paradokohshëm terrorist në lagjen Beshiktash të Stambollit rritet në 45 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Polici, që u plagos në sulmin terrorist i cili ndodhi para stadiumit të klubit të futbollit Beshiktash më 10 dhjetor, ndërroi jetë sot në spital në qarkun Bagcilar të Stambollit.
Kabineti i prefektit të Stanbollit konfirmoi lajmin për vdekjen e policit Ufuk Bozgeyik, ndërsa në njoftim thuhet se në disa spitale të Stambollit edhe më tej në trajtim ndodhen 41 persona të plagosur gjatë sulmit terrorist i cili u krye me aktivizimin e autobombës në hyrje të stadiumit, ndërsa më pas edhe sulmin e vetëvrasësit me bombë jo shumë larg këtij vendi.
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori grupi terrorist TAK, degë e organizatës terroriste PKK, ndërsa forcat turke të sigurisë zbatojnë hetim të gjerë kundër kësaj organizate dhe gjatë javës së kaluar janë arrestuar afër një mijë persona të dyshuar për lidhje me terroristët ose përhapje të propagandës terroriste.