Meryem Göktaş
29 shtator 2017•Përditësim: 29 shtator 2017
STAMBOLL (AA) - Mevlüt Uysal, kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) të Turqisë, është zgjedhur kryebashkiak i ri i Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i Bashkisë Metropolitane të Stambollit zgjodhi Uysal, i cili mori 179 nga 308 vota në raundin e tretë të zgjedhjeve.
Ekrem Imamoğlu, kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP), mori 125 vota.
Zgjedhjet erdhën pasi ish-kryebashkiaku i Stambollit, Kadir Topbaş dha dorëheqjen nga posti i tij të premten që kaloi.
Duke folur në një konferencë për media në Stamboll, Topbaş tha se edhe pse largohet si kryetar i bashkisë, ai nuk do shkëpusë lidhjet me partinë qeverisëse.