Jeyhun Aliyev
01 Shkurt 2019•Përditësim: 02 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Kanali ndërkombëtar informativ turk sot njoftoi se do të pranojë aplikacionet e programit të bursave dy-mujore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Cikli i tretë i programit të stipendimit TRT World Academy, të organizuar nga TRT World dhe TRT Arab, do të mbahet nga 17 qershori deri më 10 gusht.
Pritet që programi për 20 të zgjedhurit të mundësojë mësimin e dinamikës të industrisë së mediave e cila ndryshon me shpejtësi si dhe jetën dhe kulturën turke.
Programi është projektuar veçanërisht për gazetarët e rinj dhe studentët e sapo diplomuar të cilët janë të interesuar në përparimin e njohurive në gazetari, krijimtarinë dokumentareske, kinematografinë, televizionin, mediat, programet hulumtuese dhe humanitare.
Kandidatët do të kalojnë një kohë në TRT World dhe TRT Arab për t'u njoftuar me procesin e prodhimit të lajmeve dhe monitorimin e ngjarjeve aktuale dhe punës në departamentin dixhital dhe kërkimor.
"Të përzgjedhurit do të fitojnë përvojë praktike dhe do të marrin trajnimin në vend që do t'i ndihmojë ata në zhvillimin profesional. Në kthim, TRT World do të përfitojnë jo vetëm nga kontributet e tyre të përditshme, por edhe nga perspektivat e reja që do të na sjellin", ka thënë Ibrahim Eren, drejtor ekzekutiv dhe president i TRT.
Informacione të hollësishme rreth programit mund të gjenden në adresën e internetit: www.trtworld.com/fellowship.
TRT World, me qendër në Stamboll, është platforma e parë ndërkombëtare turke e informacionit në gjuhën angleze. Ajo u themelua në vitin 2015 si pjesë e transmetuesit publik turk TRT, i cili operon me 14 kanale dhe rreth 20 radio stacione.