Muhammed Boztepe
19 Tetor 2018•Përditësim: 20 Tetor 2018
ANKARA (AA) – Forcat e armatosura të Turqisë (TSK) gjatë një aksioni ajror në veri të Irakut kanë neutralizuar katër terroristë të PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Shtatmadhoria e Turqisë theksohet se aksionet janë kryer të enjten në rajonet Metin dhe Avasin Basyana. Terroristët e neutralizuar kanë përgatitur sulm.
PKK është një organizatë separatiste që gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).