Mustafa Deveci
17 Qershor 2023•Përditësim: 17 Qershor 2023
Ministria e Jashtme e Türkiye-s ka dënuar ashpër sulmin terrorist ndaj një shkolle në rajonin Mpondwe të Ugandës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria, shprehet keqardhje për humbjen e jetëve të shumë nxënësve në sulm ndërsa familjarëve të atyre që kanë humbur jetën u shprehen ngushëllime dhe urohet shërim i shpejtë për të plagosurit.
Në deklaratën ku vihet theksi se sulmi dënohet ashpër, thuhet më tej: "Vendi ynë, i cili ka luftuar me vendosmëri kundër të gjitha llojeve dhe manifestimeve të terrorizmit, është në solidaritet me qeverinë dhe popullin e Ugandës në këtë ditë të vështirë të tyre".
Të paktën 41 persona, 38 prej të cilëve nxënës humbën jetën në sulmin terrorist ndaj një shkolle në rajonin Mpondwe të Ugandës.