Sertaç Bulur
15 Tetor 2018•Përditësim: 15 Tetor 2018
ANKARA (AA) - Ministria e Brendshme turke njoftoi se në operacionet e brendshme antiterroriste të organizuara në Turqi në periudhën 8-15 tetor, forcat e rendit kanë neutralizuar 25 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ministrisë thuhet se gjatë javës së kaluar janë organizuar 2.912 operacione antiterroriste.
Gjithsej 848 persona të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste (PKK/KCK, DEASH, FETO/PDY, të majta) janë arrestuar në kuadër të operacioneve.
Forcat e sigurisë kanë asgjësuar 35 bunkerë, strehimore dhe shpella të terroristëve në tetë provinca të vendit, duke shkatërruar po ashtu 20 mjete shpërthyese artizanale dhe mina, duke konfiskuar po ashtu 22 granata dore, 653 kilogramë eksplozivë, 20 armë dhe 1.881 municione të ndryshme.