Emin Tezerdi
28 gusht 2016•Përditësim: 28 gusht 2016
ADIYAMAN (AA) - Si pasojë e përplasjes së një autobusi me një automjet tjetër, të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në Adıyaman të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ka ndodhur në Gölbaşı të qytetit të Adıyaman-it, vend ky që ndodhet në juglindje të Turqisë.
Sipas informacioneve të marra një autobus i cili udhëtonte nga qyteti Bingöl në drejtim të Adana-s, është përplasur me një automjet në kilometrin e 5-të të rrugës Gölbaşı Kahramanmaraş.