İzzet Mazı,Ali Çakmak
12 Prill 2021•Përditësim: 12 Prill 2021
Forcat turke të sigurisë arrestuan gjashtë të dyshuar për lidhjet e tyre të dyshuara me grupin terrorist DEASH, njoftuan burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në operacion e njëkohshëm i cili u zhvillua në provincat Kahramanmaraş, Kayseri dhe Gaziantep, ekipet e xhandarmërisë arrestuan të dyshuarit për të cilët u konstatua se veprojnë në radhët e DEASH-it në zonat e konfliktit në Siri.
Të arrestuarit u identifikuan me inicialet S.A, A.S, H.H, E.K. H.E.H. dhe A.S.
Mësohet se A.S. kishte marrë trajnim mbi mekanizmat e bombave dhe ishte përfshirë në shumë sulme në Halep të Sirisë midis 2013 dhe 2015.
Ndërkohë, S.A. veproi si një nga të ashtuquajturit udhëheqës brenda organizatës dhe ishte marrë me veprimtari të armatosura.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.