Serhat Zafer
15 Maj 2017•Përditësim: 16 Maj 2017
SIVAS (AA) – Policia turke ka arrestuar një afgan, në astarin e palltos së të cilit, ka gjetur afër një kilogram heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e Departamentit për luftë kundër trafikimit të drogës kryenin kontroll rutinor në autobusin i cili qarkullonte në relacionin nga Sivasi drejt Erzincan.
Me këtë rast është arrestuar një shtetas i Afganistanit, ku në brendësinë e astarit të palltos së tij është gjetur dhe konfiskuar 902 gramë heroinë.
Janë arrestuar edhe katër pasagjerë tek të cilët janë gjetur sasi më të vogla të marijuanës.