Ayşe Hümeyra Atılgan
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
DIYARBAKIR (AA) – Policia turke ka arrestuar të mërkurën në provincën Diyarbakir një tjetër të dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist mbi ushtarët turq në Kayseri, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia ka kryer të mërkurën një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në qarkun Baglar, thonë burime të policisë sipas të cilëve ai do të merret në pyetje për të zbuluar kryesit e sulmit të së shtunës me bombë.
Më 17 dhjetor pranë Universitetit Erciyes, një sulmues vetëvrasës kishte përplasur automjetin e tij me një autobus i cili transportonte ushtarë turq.
Sulmi i cili ndodhi në provincën qendrore turke Kayseri, la të vdekur 14 ushtarë dhe 55 të tjerë të plagosur.
“Njëzet e pesë ushtarë akoma mbahen në spital ku po trajtohen për plagët e marra”, deklaroi të mërkurën zyra e guvernatorit Suleyman Kamci, i cili të hënën u tha gazetarëve se si pjesë e operacionit për kapjen e autorëve, janë arrestuar 15 të dyshuar.
Lidhur me sulmin në fjalë, zëvendës kryeministri Kurtulmuş deklaroi se të gjitha gjurmët flasin për përfshirje të organizatës terroriste PKK.
Megjithatë, asnjë grup nuk ka marë përgjegjësinë për sulmin.