Ahmet Gençtürk
24 Shkurt 2021•Përditësim: 24 Shkurt 2021
Forcat turke të sigurisë arrestuan një terrorist të lartë të DEASH-it dhe shpëtuan një vajzë jezide në një operacion në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristi kohët e fundit kishte ardhur në Ankara, ndërkaq u kap në një operacion të përbashkët nga policia dhe Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), njoftuan burimet, të cilat kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.
I dyshuari ishte ish-oficer i ushtrisë irakiane i cili u bë operativ i lartë i grupit terrorist në provincën veriore të Mosulit, thanë burimet.
Gjatë operacionit të forcave turke u shpëtua një vajzë 7-vjeçare jezide e rrëmbyer nga Iraku dhe iu dorëzua autoriteteve të shërbimeve sociale rajonale, shtuan burimet.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.