Hatice Vildan Topaloğlu
03 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
ANKARA (AA) – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke njoftoi sot se të paktën dy ushtarë kanë rënë dëshmorë gjatë një sulmi terrorist të kryer të hënën nga organizata terroriste PKK në qarkun Semdinli në provincën juglindore Hakkari, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën të publikuar në ueb faqen e Forcave të Armatosura të Turqisë, thuhet se ushtarët kanë rënë dëshmorë kur një grup terroristësh të PKK-së sulmoi me raketahedhës dhe pushkë automatike bazën ushtarake në Habesti.
Deklarata sqaron se gjatë sulmit janë vrarë pesë terroristë të PKK-së.
Ushtria turke ka dërguar ngushëllime për familjet e dëshmorëve të rënë.
PKK-ja, të cilën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) e konsiderojnë si organizatë terroriste, në korrik të vitit 2015 vazhdoi fushatën e saj të armatosur kundër shtetit turk.
Prej atëherë janë vrarë më shumë se 400 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa janë vrarë mbi 3.700 terroristë të PKK-së në aksionet në mbarë Turqinë dhe veriun e Irakut.