Sefa Şahin
04 Tetor 2017•Përditësim: 04 Tetor 2017
ANKARA (AA) - Çifti Fahir dhe Zekiye Tas Koklu nga Ankaraja, nëntë vite më parë ndërtuan një azil në të cilit sot jetojnë mbi 450 qen. Shpenzimet për mirëmbajtjen e azilit në të cilin qëndrojnë qindra qen mbulohen nga donacionet e njerëzve të vullnetit të mirë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Gjithçka kishte filluar disa vite më parë atëherë kur Fahir Koklu dhe Zekiye Tas Koklu filluan të ndihmojnë qentë të cilët kishin pësuar lëndime në fatkeqësitë e trafikut duke i dërguar në veterinar si dhe duke ndihmuar kafshët tjera në rrugë.
Pasi u ishte thënë se spitali nuk mund të ndalë 12 qen, ata vendosin që sipërfaqen tokësore prej tre dynym ta shndërrojnë në azil për qen.
Në atë periudhë numri i qenve arriti në 60, ndërkohë që azili bëhej gjithnjë e më i ngushtë për banorët e rinj. Në tre vitet e para ata ishin përkujdesur për 180 qen, ndërsa sot në azilin e zgjeruar ndihmë në forma të ndryshme prahojnë 450 qen.
Zekija e cila është kryetare e një shoqate për shpëtimin e qenve, tha se shoqata është themeluar në vitin 2011 me qëllim të mbrojtjes së kafshëve nga dhuna.
Sipas fjalëve të saj, shoferët janë shpesh herë të pakujdesshëm në drejtimin e veturave për çka pësojnë qentë.
“Në hapësirën e re në lagjen Dodurga erdhëm me 180 qen, sot ka mbi 450”, sqaron Koklu.
Ajo thotë se pesë nga qentë e strehuar nuk mund të ecin, 20 nuk kanë njërën nga këmbët, ndërsa 12 janë të verbër për çka nevojitet një përkujdesje shtesë.
"Ne nuk jemi të punësuar këtu dhe ne nuk marrim paga. Kemi donatorë dhe vullnetarë që na sigurojnë mbështetje materiale. Bashkë me gruan time vizitojmë kafshët në fundjavë, dhe nëse kemi vizitorë i marrim ata për t'u bërë një xhiro rreth azilit”, përfundon Koklu.