Seyit Ahmet Aytaç
17 Janar 2018•Përditësim: 17 Janar 2018
RIZE (AA) - Mrekullitë natyrore në Rize, një nga destinacionet më të spikatura turistike të Turqisë verilindore, tërheqin turistë vendas dhe të huaj.
Rajoni ofron pamje mahnitëse në çdo stinë dhe është i njohur edhe për kuzhinën e tij të pasur. Mıhlama, gjellë lokal, e cila është një lloj omleti, është ushqim popullor nga rajoni që ofron shije unike.
Qyteti, i cili vazhdimisht e rrit potencialin turistik dhe ka mirëpritur 800 mijë vizitorë vendas dhe të huaj vitin e kaluar, synon të mirëpresë një milion turistë këtë vit.
Ismail Hocaoğlu, drejtor provincial i kulturës dhe turizmit, tha për Anadolu Agency (AA) se numri i turistëve është rritur vazhdimisht gjatë dhjetë viteve të fundit.
"Dy hotele me pesë yje, të cilët do të kenë kapacitet prej 500 krevatesh, do të hapen për punë këtë vit. Në këto objekte të reja do të arrijmë kapacitet prej rreth 1000 krevatesh, ndërsa kemi për qëllim të presim rreth një milion vizitorë në vitin 2018", tha Hocaoğlu.
"Në vitet e fundit, vizitorët nga vendet e Gjirit kanë treguar interes për qytetin tonë. Vizitorët e huaj vijnë kryesisht nga Arabia Saudite, Katari, EBA-të, Kuvajti dhe Irani. Ne gjithashtu presim një numër të konsiderueshëm turistësh nga vendet fqinje, si Gjeorgjia dhe Azerbaixhani", shtoi ai.
Hocaoglu beson se aeroporti i ri Rize-Artvin do të rrisë më tej numrin e vizitorëve arabë sapo të përfundojë. Ndërtimi i aeroportit, i cili do të jetë në shërbim të Rizes dhe provincës fqinjë Artvin, filloi në muajin prill të vitit të kaluar.