Özüm Yalkın
10 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
MARDIN (AA) – Forcat turke të sigurisë në kuadër të operacioneve anti-terroriste në qytetin juglindor kufitar Nusaybin prej 14 marsit deri më sot kanë “neutralizuar” së paku 358 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, kanë hequr 317 barrikada dhe shkatërruar 822 mjete të improvizuara shpërthyese të cilat i kanë vendosur terroristët, raporton Anadolu Agency (AA).
Kabineti i prefektit të provincës Mardin njoftoi se në qarkun Nusaybin edhe më tej zgjat operacioni anti-terrorist të cilin forcat turke të sigurisë e filluan nga mesi i muajit mars me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste të PKK-së dhe vendosjen e sigurisë së jetës dhe pasurisë së qytetarëve.
“Gjatë operacioneve të deritanishme kanë humbur jetën 59 pjesëtarë të guximshëm të forcave të sigurisë. Me vendosmëri vazhdojmë luftën kundër terrorizmit i cili paraqet kërcënim mbi sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë”, theksohet në njoftim.