Gözde Bayar
18 Dhjetor 2020•Përditësim: 19 Dhjetor 2020
Sipas një burimi nga drejtoria e sigurisë turke, policia ka ndaluar 28 shtetas të huaj në provincën qendrore turke Eskişehir, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media, tha se drejtoria e sigurisë provinciale ndaloi një automjet të dyshuar në rrethin Inönü.
Burimi tha se shtetasit e huaj, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vend, u dërguan në zyrën provinciale të imigracionit.
Ai shtoi se shoferi i gjobitur u identifikua vetëm me inicialet T.M.