Aynur Ekiz
26 Dhjetor 2017•Përditësim: 26 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Në qytetin juglindor turk Hakkari janë neutralizuar katër terroristë të organizatës separatiste PKK, që gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA, dhe Bashkimin Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtatmadhoria e Turqisë bëri publike të dhëna për aktivitetet e 23 dhe 25 dhjetorit duke theksuar se terroristët janë neutralizuar gjatë provokimeve në rajonin Yuksekova dhe tentimit të infiltrimit. Në rajonin e Ceylanpinar në Sanliurfa është kapur një anëtar i PKK/PYD-YPG.
Ekipet në terren kanë arrestuar edhe 480 persona të cilët në mënyrë ilegale tentuan të hyjnë dhe dalin nga vendi. Më tej, 316 persona tentuan të hyjnë nga Siria në Turqi, ndërsa dhjetë nga Turqia në Siri.
Një person në mënyrë ilegale tentoi nga Iraku të kalojë në Turqi, 40 nga Greqia në Turqi. Po ashtu, 113 persona tentuan të kalojnë nga Turqia në Greqi.