Burcu Arik
26 Prill 2018•Përditësim: 26 Prill 2018
HAKKARI (AA) – Të paktën katër terroristë të PKK-së janë neutralizuar gjatë operacioneve kundër terrorizmit në provincën juglindore Hakkari, transmeton Anadolu Agency (AA)
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë vrarë ose kapur.
Operacioni i gjerë i nisur të mërkurën mbetet në vazhdim në rajon, theksuan burimet.
PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, zhvillon fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet dhe është përgjegjës për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve.