Cankut Taşdan
09 shtator 2020•Përditësim: 09 shtator 2020
Forcat turke në një operacion antiterrorist të organizuar në provincën lindore të vendit Tunceli, neutralizuan dy terroristë për të cilët ishte lëshuar urdhër arresti, njoftoi të mërkurën Ministria e Brendshme e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu tha se Fadime Çakıl dhe Erol Volkan İldem, anëtar të Partisë Komuniste Turke/Partisë Marksist-Leniniste (TKP/ML), u neutralizuan gjatë Operacionit "Yıldırım 4" (Rrufeja 4).
İldem, me emrin e koduar, Nubar ndodhej në listën e kuqe të të kërkuarve, kurse Fadime Çakıl, me emrin e koduar Roza ndodhej në listën gri.
Soylu shtoi se tre terroristët u neutralizuan në zonën rurale Ogul, në Hakkari.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" për terroristët që janë dorëzuar, vrarë ose kapur.