Ali Murat Alhas
28 gusht 2020•Përditësim: 29 gusht 2020
Forcat turke neutralizuan gjashtë terroristë në provincën lindore të vendit, Kars, njoftoi të premten ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).
Tre prej terroristëve ishin në listat e të kërkuarve nga Ministria e Brendshme me një shumë prej 500,000 lira turke (68,000 dollarë) për kokë.
Soylu tha në Twitter se një terrorist ishte në kategorinë portokalli, ndërsa dy të tjerë ishin në kategorinë gri, duke iu referuar listës së të kërkuarve sipas kodit me ngjyra të Ministrisë së Brendshme.
Grupi terrorist nuk u emërua në deklaratë, por PKK ka qenë aktive në rajon.
Gjithashtu është neutralizuar edhe një militant i grupit terrorist të ekstremit të majtë MLKP.
Forcat turke të sigurisë shpesh përdorin termin "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, kapur ose u vrarë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është nëndega siriane e PKK-së.