Jeyhun Aliyev
18 Qershor 2019•Përditësim: 19 Qershor 2019
Një terrorist i kërkuar i PKK-së me emrin e koduar Eren Karker është neutralizuar të dielën në provincën lindore të Bitlisit, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Në një njoftim me shkrim, Ministria tha se terroristi u identifikua si Unal Dinar dhe u neutralizua brenda fushës së një operacioni të sigurisë në fshat.
Në njoftimin thuhet se terroristi ishte në kategorinë e portokalltë të listës së kërkuar të Ministrisë së Brendshme, duke shtuar se ai ishte kërkuar me një shpërblim prej 600,000 lira turke (rreth 103,000 dollarë) mbi kokën e tij.
Veçmas, forcat e xhandarmërisë turke neutralizuan gjithashtu një terrorist në Bitlis.