Cankut Taşdan
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
ANKARA (AA) – Në operacionin policor të zhvilluar sot në mëngjes në Turqi të paktën 30 persona janë arrestuar prej gjithsej 46 personave të dyshuar, të cilët me ndërmjetësim të një ndërmarrjeje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në mënyrë financiare kanë ndihmuar organizatën terroriste Fetullahçi/Strukturat paralele shtetërore (FETO/PDY), raporton Anadolu Agency (AA).
Operacionin policor, me urdhër të prokurorit kompetent, e zbatuan pjesëtarët e Departamentit për krim financiar pranë Drejtorisë policore në Ankara.
Fetullah Gulen është udhëheqës i organizatës terroriste me të cilën shumë institucione shtetërore kanë qenë të lidhura me “strukturat paralele” të cilat me keqpërdorim të pozitës kanë tentuar të shkaktojnë destabilizim të vendit dhe të kryejnë grusht shtet.
Lidhur me organizatën në Turqi zhvillohen një sërë procesesh gjyqësore në të cilat janë ngritur aktakuza për përgjime, keqpërdorime të pozitës dhe autorizimeve, tentim për grusht shtet dhe vepra tjera penale.
Operacioni policor kundër organizatës së Gulen-it në Turqi ka filluar në vitin 2014 dhe deri më tani janë arrestuar mijëra persona.