Hakan Burak Altunöz
19 Korrik 2016•Përditësim: 20 Korrik 2016
TRABZON (AA) - Prefekti i qytetit Trabzon, Yucel Yavuz, bëri të ditur se në sulmin terrorist ndaj patrullës policore në qarkun Maçka dy policë ranë dëshmorë ndërsa pesë policë të tjerë dhe një civil janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim, Yavuz njoftoi se më 19 korrik 2016 në qarkun Maçka është kryer sulm terrorist ndaj patrullës policore e cila po kryente kontroll rrugor. Sipas tij, në këtë sulm dy policë kanë rënë dëshmorë ndërsa u plagosën pesë policë të tjerë dhe një civil.
Yavuz potencoi se ka filluar një operacion për t'i kapur autorët e këtij sulmi.