Gökhan Ergöçün
04 Qershor 2021•Përditësim: 04 Qershor 2021
Prodhimi i peshkimit në Turqi shënoi rënie prej 6.1 për qind vitin e kaluar në bazë vjetore, bëri të ditur sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prodhimi i peshkimit arriti në 785,811 tonë në vitin 2020, tregojnë shifrat e TurkStat.
Prodhimi i përgjithshëm i peshkimit përbënte 37.1 për qind peshk deti, 5 për qind produkte të tjerë të detit, 4.2 për qind produkte të ujërave të brendshëm dhe 53.6 për qind produkte të akuakulturës.
Prodhimi nga peshkimi ishte 364,400 tonë, me një rënie prej 23.2 për qind ndërsa prodhimi i akuakulturës ishte 421,411 tonë, me një rritje prej 4.8 për qind.
Në mesin e peshqve të detit, sasia më e lartë ishin sardele me 171,253 tonë, e ndjekur nga peshqit e vegjël me 26,804 tonë, dhe bonito të Atlantikut me 22,743 tonë.
Instituti shtoi se lloji më i rëndësishëm i prodhuar në ujërat e brendshme ishte trofta me 127,905 tonë, llojet më të rëndësishme të prodhuara në det ishin levreku me 148,907 tonë dhe krapi i detit me 109,749 tonë.