Sıtkı Yıldız
30 Dhjetor 2018•Përditësim: 31 Dhjetor 2018
AGRI (AA) - Në qarkun Dogubayazit, të provincës turke të Agri, janë sekuestruar rreth 103 kilogram heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Guvernatorit në Agri njoftoi se pjesëtarët e forcave të sigurisë morën një informatë për planifikimin e kontrabandimit të sasisë së madhe të drogës me kamion.
Operacioni u organizuar në Hasankeyf. Pjesëtarët e forcave të sigurisë u përpoqën të ndalonin kamionin, por shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u përpoq të arratisej.
Më në fund, kamioni u ndal dhe u konfiskuan 102 kilogram e 850 gram heroinë të shpërndarë në 139 pako.
Shoferi u arrestua.