Ömer Yasin Ergin
10 Nëntor 2021•Përditësim: 10 Nëntor 2021
Në një operacion kundër trafikut të drogës në Diyarbakir të Turqisë, janë sekuestruar 1.86 ton marijuanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Xhandarmërisë ka postuar informacione për operacionin në Twitter.
“Administrata e Xhandarmërisë në Diyarbakir, në zonën rurale të rrethit Lice ka sekuestruar 1 ton e 867 kilogramë marijuanë në pluhur”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se janë sekuestruar edhe lëndë të tjera narkotike.