Ali Dağer
04 Mars 2017•Përditësim: 05 Mars 2017
VAN (AA) - Ujëvara Muradije në lumin Bendimahi në Van të Turqisë, e lartë 15 metra këto ditë është vizituar nga turistë vendas dhe të huaj duke shijuar pamjet e bukura që kanë shkaktuar temperaturat e ulëta, raporton Anadolu Agency (AA).
Van dhe rrethinat e saj janë veçanërisht interesante për fotografët gjatë dimrit, kur çdo gjë është e mbuluar në të bardhë.
Pranë dhe përreth ujëvares, për shkak të temperaturave të ulëta, janë shfaqur sipërfaqet e akullta që ofrojnë një skenë të pazakontë. Fotografi Ozkan Olcay me miqtë vizitoi Van-in dhe regjistroi bukuritë e këtij vendi.
"Pavarësisht nga fakti se në këtë zonë gjatë dimrit është vështirë ne jemi të lumtur që kemi fotografuar dhe parë këto bukuri", ka thënë Olcay.