Özüm Yalkın
25 Nëntor 2016•Përditësim: 25 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Një terrorist i cili ndodhet në listën 'blu' të të kërkuarve në Turqi është vrarë sot në Lice të Dijarbakır-it, në kuadër të një operacioni antiterror, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristi Nevzat Gündüz me emrin e koduar si "Azat" është vrarë në një operacion antiterror në qytezën Lice, ndërkohë bashkë me të gjatë operacionit janë neutralizuar edhe 5 militantë të tjerë.
"Azat" ishte një nga emrat drejtues të PKK dhe për kapjen e tij shteti turk kishte vendosur një shpërblim prej 1.5 milionë lira turke.
Në listën e të kërkuarve të publikuar nga Ministria turke e Punëve të Brendshme, "Azat" cilësohet si përgjegjës për veprimet e organizatës terroriste PKK/KCK në terren.