Zehra Aydın
01 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu i shoqëruar nga bashkëshortja Selvi dhe djali i tij Kerem Kılıçdaroğlu kanë mbërritur në shkollën fillore "Çukurambar Arjantin" në Ankara duke u pritur me duartrokitje nga qytetarët e pranishëm aty dhe kanë votuar në kutinë e votimit me numër 4137, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat pas votimit Kılıçdaroğlu ka pohuar se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për demokracinë, Republikën, fëmijët dhe të ardhmen e vendit.
Ndërsa ndaj një pyetjes në lidhje me operacionet kundër terrorizmit dhe DAESH-it Kılıçdaroğlu u shpreh: "Ende nuk kanë ardhur detajet, por mund t’ju them se po ndjekim nga afër të gjitha ngjarjet. Ne kemi pohuar në çdo rast gjithmonë se jemi kundër terrorizmit, të çdo lloji dhe qëllimit që ai mund të jetë. Në këtë vend dëshirojmë mirëqenie dhe qetësi. Dëshirojmë që të jetojmë si vëllezër, dëshirojmë që nënat ti dërgojnë të qeta fëmijët nëpër shkolla. Ky vend është vendi i të gjithëve dhe dëshirojmë që të gjithë së bashku të jetojmë të qetë dhe në vëllazëri".
Pas votimit Kılıçdaroğlu bashkë me bashkëshorten e tij Selvi kanë vizituar stacionin e taksive ku kanë pirë çaj duke biseduar me taksistët.