İzzet Mazi,Orhan Çiçek,Halit Süleyman
10 Dhjetor 2015•Përditësim: 11 Dhjetor 2015
GAZİANTEP (AA) - Sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë në Siri lehtësojnë punën e organizatës terroriste DAESH, PYD dhe të regjimit të Asadit kundër opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Avionët rusë të cilët u vendosën në Siri afërsisht para 3 muajsh nën emrin "për të luftuar kundër DAESH", nga ajo datë e deri tani ka patur nën objektiv intensivisht rajonet nën kontrollin e opozitarëve. Dhjetëra civilë kanë humbur jetën në këto sulme të rusëve të cilët fillimisht bombarduan rajonet Telbise dhe Rastan në Homs që gjenden në pjesën e brendshme të Sirisë.
Rusët duke pretenduar për praninë e DAESH-it sulmuan bazat e opozitarëve të moderuar në periferitë e Idlibit ku më pas u kuptua se në këto rajone nuk ndodheshin anëtarë të organizatës terroriste DAESH. Avionët luftarakë rusë më pas në pjesën jugore të Halepit (Alepo) me mbështetjen e Iranit, Irakut dhe milicëve të Hizbullahut dhanë mbështetje ajrore për forcat e regjimit të cilët në sajë të mbështetjes morën nën kontroll rajonet Eys dhe Hadir.
Avionët rusë pasi vendosën nën objektiv rajonin turkmen Bayırbucak në veri të Latakias me të njëjtën mënyrë bënë që Asadi të fitojë mbizotërim territori.
Këto lëvizje të rusëve jo vetëm regjimit të Asadit, por i shërbyen edhe PYD-së, krahut të armatosur në Siri të organizatës terroriste PKK. Sulmet ajrore këtë herë u intensifikuan në linjën e frontit në rajonet Dejr Xhemal, Shevagra dhe Malikije në veri të Halepit ku dhe PYD përmes kësaj përparoi në rajon.
Rusia e cila deklaroi se në Siri po lufton me DAESH-in realizoi sulme ajrore në afërsi të rajoneve Mari dhe Soran të Halepit ndaj linjave të frontit ku opozitarët ishin të ekspozuar ndaj sulmeve të organizatës terroriste. Këto bombardime të Rusisë bënë që organizata terroriste DAESH të fitojë hapësirë në këto rajone.
Avionët luftarakë të Rusisë të cilët bombarduan edhe Kel Xhibrin, Kafra dhe Ihris vendosën nën objektiv edhe linjën e ndihmave humanitare, gjithashtu ndaluan edhe përparimin e opozitarëve kundër regjimit të Asadit dhe DAESH.
Rusët menjëherë pas rrëzimit të avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke lëshuan bomba të shumta mbi parkingun ku ndodheshin maunet që transportonin produkte të ndihmave humanitare në zonën Azez. Avionët luftarakë rusë ende sulmojnë vendbanimet civile të cila ndodhen nën kontrollin e opozitarëve në rajonet periferike dhe në Halep.
- Opinionet e Ali Şahin, kryetarit të GASAM-
Kryetari i Qendrës së Studimeve Strategjike të Azisë Jugore, Ali Şahin në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se kriza e Sirisë kryesisht në kohët e fundit është fokusuar drejt kufijve të Turqisë.
Duke vënë në dukje se nën zhvendosjen në perëndim të luftës në Siri e cila nisi në Xherablus (Jarabulus) ka disa arsye, Şahin u shpreh se: "Faktikisht kjo ishte pjesa e fundit e një puzzle të atyre që kërkonin ta përfundonin në kuadër të objektivave duke krijuar një korridor Kurd gjatë gjithë vijës tonë kufitare dhe të pritnin kontaktet e Turqisë me Lindjen e Mesme. Turqia jo vetëm për popujt e Lindjes së Mesme, por edhe për të shtypurit që jetojnë në pozitat gjeografike në Ballkan, Kaukaz dhe Afrikë ishte bërë shpresa e tyre dhe një vend që kishte fituar ndikim dhe simpati të fuqishme në këto pozita gjeografike. Teksa Turqia fitonte fuqi në këto rajone, Perëndimi po humbiste ndikimin e tij në këto territore të shfrytëzuara gjeografikisht prej kohësh. Po të vërejmë faktikisht në rrënjët e luftërave në Lindjen e Mesme qëndrojnë llogaritë ‘për të ndaluar dhe prerë rrugën e Turqisë’”.
- Objektivi i Rusëve...
Ali Şahin duke mbrojtur qëndrimin se se regjimi i Asadit po lëviz në bashkëpunim me PYD dhe DAESH tha se: "Tashmë ehe rusët janë aktivë në Siri. Edhe Rusia ka planet dhe objektivat e saj. Vërejmë se Rusia nën emrin e "luftës kundër DAESH" sulmon civilët dhe opozitarët e moderuar në vijën e frontit".
Ai ka tërhequr vëmendjen ndër të tjera se dikush pas 100 vitesh nuk dëshiron që turqit në kuptimin politik, kulturor dhe fizik të kenë një rol dhe të rihyjnë sërisht në Lindjen e Mesme.
Ali Şahin duke vënë në dukje se popujt e Lindjes së Mesme nuk janë si më parë u shpreh se: "Ata tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar, hipnotizuar, dhe janë kufizuar të jetojnë me llambë. Ndërsa Turqia me politikën e saj të jashtme 15 vjeçare ka bërë që dikush të frikësohet".
- Kanë ndryshuar balancat-
Ndërsa përgjegjësi për shtyp i Frontit të Damaskut i lidhur me Ushtrinë e Sirisë së Lirë, Ebu Mahmud Nasir ka pohuar se opozitarët tani po luftojnë me 4 komponentë të ndryshëm.
Nasır, i cili shpjegon se me ardhjen e rusëve në Siri balancat në vend kanë ndryshuar ka shtuar se: "E vërteta është se ne po luftojmë me DAESH-in, regjimin e Asadit, PYD-në dhe Rusinë. Nëse kësaj i shtojmë edhe Iranin atëherë kuptohet qartë se të vështirë e kemi. Sulmet ajrore ruse i shërbejnë më shumë DAESH-it, Asadit dhe PYD. Gjithmonë ne dhe civilët ndodhemi nën objektiv".
Ebu Mahmud Nasır, ndër të tjera ka transmetuar se rusët po përpiqen të sabotojnë tezën e "zonës së sigurisë" të paraqitur nga Turqia.
Nasır, i cili ka theksuar se rusët në fjalë kanë ardhur në Siri "për të luftuar me DAESH-in" ka shtuar se "Rusët në vend të DAESH-it sulmojnë opozitarët të cilët luftojnë me Asadin dhe DAESH-in".
- "Rusët ofrojnë mbështetje nga ajri"-
Siriani Mahmut Ömer i cili është plagosur pasi shkeli një minë të vendosur nga militantët e organizatës terroriste DAESH dhe i cili ndodhet në rajonin Kilis të Turqisë për mjekim ka treguar se objektivi i vërtetë i avionëve rusë nuk është DAESH por civilët të cilët nuk braktisin rajonet ku ndodhen. Duke shpjeguar më tej se kushtet në Siri ndryshojnë vazhdimisht ai ka pohuar se tashmë ndodhen në një situatë ku nuk e dinë se me kë luftojnë.
Duke mbrojtur qëndrimin se regjimi i Asadit ndodhet në bashkëpunim me DAESH dhe PYD Mahmut Ömer, tha se: "Tashmë në këtë çështje janë përfshirë edhe rusët, ku avionët rusë në ditët e fundit kanë nisur të godasin vendbanimet e civilëve në veri të Halepit. Javën e kaluar DAESH, PYD dhe regjimi rrethuan fshatrat İhris dhe Kafr Nasih të Halepit që ndodhen nën kontrollin e Ushtrisë Siria e Lirë, ku dhe avionët luftarakë rusë dhanë mbështetje ajrore ndaj këtyre 3 grupeve".
Ömer, ka vënë në dukje se avionët luftarakë rusë kanë rritur bombardimet dhe duke shpjeguar se në konfliktet e armatosura tokësore po luftojnë me DAESH, PYD dhe regjimin ai ka vlerësuar se: "Avionët luftarakë rusë lëshojnë raketat pa bërë dallime nëse janë ushtarë apo civilë. Ato objektivin kryesorë nuk kanë DAESH-in, por civilët që nuk braktisin vendbanimet në rajonet ku ndodhen. Nuk shikojnë absolutisht ke kush janë, lëshojnë bomba pa kriter. Në sulme në përgjithësi vriten civilët".