Emin Avundukluoğlu
22 Shtator 2015•Përditësim: 22 Shtator 2015
BERLIN (AA) - Policia në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin, ka ndërmarrë një operacion ndaj disa personave që ndodheshin në një xhami që pretendohet se ishin mbështetës të radikalëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia e Berlinit njoftohet se të dyshuarit e ndaluar në kuadër të operacionit të drejtuar nga prokuroria e Berlinit kishin realizuar përgatitje në prapavijë për veprime të dhunshme dhe anti-kushtetuese.
Theksohet gjithashtu se janë ndaluar si të dyshuar një 51 vjeçar nga Maroku i cili pretendohet se ka nxitur njerëzit në luftën e armatosur kundër regjimit të Assadit në Siri dhe një 19 vjeçar nga Maqedonia i dyshuar për pjesëmarrje në radhët e radikalëve në Siri.