PRISHTINË (AA) – Limak ASI - Instituti i Shërbimeve të Aeroportit, sot në Prishtinë, në mënyrë solemne ka shënuar diplomimin e Gjeneratës se Parë të studentëve të këtij institucioni të themeluar në nëntor të vitit 2014, raporton Anadolu Agency.
18 muaj më parë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”- Limak Kosova, në bashkëpunim me Boğaziçi Űniversitesi dhe Universitetin e Prishtinës, kishte përzgjedhur 30 studentët më të suksesshëm dhe të diplomuar nga Universiteti Publik i Prishtinës, të cilët kanë ndjekur ligjëratat dhe trajnimet në shërbime të aeroporteve, në mënyrë që sot të pajisen me certifikata të njohura në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, me çka atyre iu ofrohet mundësi punësimi në cilindo aeroport të Evropës.

Ceremonia e sotme u zhvillua në prezencë të shumë personaliteteve të larta, ministrave të Qeverisë dhe ambasadorëve të shteteve të huaja të akredituar në Kosovë, presidentin e Limak Holding dhe shumë mysafirëve të tjerë të lartë nga vendi dhe bota.
Haldun Firat Kokturk, drejtori gjeneral i ANP 'Adem Jashari' Limak Kosova duke përshëndetur të pranishmit, theksoi sukseset dhe të arriturat e Aeroportit të Prishtinës në arenën ndërkombëtare, si vlerësim i përpjekjeve të vazhdueshme për të ofruar shërbime profesionale të kualitetit të lartë.
Në këtë kontekst, Kokturk theksoi se qëllimi i kompanisë Limak është që të mbështesë popullin e Kosovës, duke dëshmuar se Limak Holding nuk është në Kosovë vetëm për të bërë biznes, por edhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe për të qenë e komunitetit në të cilin jeton dhe operon. Sipas ytij, mënyra më e mirë për të bërë këtë është investimi në edukimin e rinisë, që ai e konsideron si pasurinë më të madhe të Kosovës.
“Ne kemi dizajnuar një program për komunitetin i motivuar nga kontributi i ynë për zhvillimn e komunitetit vendor, ndërsa arsyeja ishte e thjeshtë: ne i përkasim këtij komuniteti. Shënjestërimi i rinisë ishte zgjedhja sepse aty është energjia dhe ka nevojë që të zhvillohet përmes të arsimimit, që sipas nesh, investimi në arsimimin e të rinjve është investimi më i mirë në përparimin e një shoqërie” tha drejtori gjeneral i ANP 'Adem Jashari' Limak Kosova.
Në fund, Haldun Firat Kokturk ritheksoi rëndësinë e këtij programi të shkollimit profesional të studentëve më të mirë kosovarë nga Universiteti i Prishtinës, që pas përfundimit të ligjëratave dhe trajnimeve në Prishtinë dhe Stamboll, sot janë të gatshëm që të futen në industrinë e ofrimit të për shërbimeve të aeroporteve, kudo në botë.
Themelimi i Limak Institutit për Shërbime të Aeroportit, është angazhimi i dytë i Grupit Limak në Kosovë, pas hapjes së terminalit më modern në Ballkan, atij të Limak Kosova Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në vitin 2013, theksoi Nihat Özdemir, presidenti i Limak Holding
Ai u shpreh se, Kosova si shteti më i ri në Evropë për nga konstituimi dhe për faktin se ka popullatën më të re në kontinent, meriton edukim dhe arsim kualitativ dhe investime që do të ndikojnë në prosperitetin e saj, gjë të cilën LImak Holding e bënë me suhmë kënaqësi.
“Shpresoj që pas kësaj ceremonie të diplomimit, në të ardhmen do të përjetojmë edhe shumë ceremoni të tjera. Lidhjet historike dhe kulturore ndërmjet të Kosovës dhe Turqisë janë duke u forcuar edhe më shumë me investime të cilat ndikojnë në zhvillimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës dhe janë obligim i yni, gjë të cilën ne e bëjmë me kënaqësinë më të madhe” tha Özdemir
Duke folur për rëndësinë e themelimit të Institutit të parë shkollor të specializuar në shërbime të aeroportit, në këtë pjesë të Evropës, Nihat Ozdemir theksoi se Kosova ka rini dinamike, të mençur dhe jashtëzakonisht inteligjente që flet shumë gjuhë të huaja dhe sipas tij, meriton edukim bashkëkohor në mënyrë që të mbajë hapin me kohën dhe zhvillimin teknologjik të botës.
Njëri ndër pasanikët më të mëdhenj në Turqi dhe botë, Nihat Ozdemir, potencoi faktin se njëri nga problemet më të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova, është papunësia e rinisë, prandaj jetësimi i këtij projekti që krijon kuadë\r të shkolluar dhe profesional bazuar në nevojat e tregut, jo vetëm kosovar por edhe regjional dhe evropian, është një ndihmesë e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomikë të Kosovës, Blerand Stavileci duke uruar gjeneratën e parë të studentëve të diplomuar të Limak Institutit të Shërbimeve të Aeroportit, vlerësoi jashtëzakonisht kontributin e dhënë të kompanive të mëdha turke, Limak dhe Çalik, që përveç të bërit biznes në Kosovë, kanë ndërmar edhe dy programe të rëndësishme arsimore siç është ky i Limak ASI, si dhe Akademisë së KEDS-it, që hynë në kuadër të Përgjegjëisës Sociale të Korporatave.
“Kjo përgjegjësi soclae e korporatave është një vlerë e shtuar e investimeve dhe investitorëve serioz, që e bëjnë gjithandej nëpër botë dhe sidomos në vendin tonë, ku përveç se i ndihmojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, përmirësimit dhe avancimit të shërbimeve të ndryshme, siç është rasti konkret i shërbimeve në ANP, atëherë kur ata kontribuojnë edhe në fusha të tjera, sidomos në ato ku edhe ne kemi sfida për çdo ditë dhe konfrontohemi si Qeveri e Republikës së Kosovës” tha ministri Stavileci, duke veçuar rëndësin e krijmit të punëtorëve të rinj të shkolluar dhe profesionist të gatshëm që menjëherë të ofrojnë shërime kualitative në këtë industri.
Limak Instituti i Shërbimeve të Aeroportit është themeluar më 11 nëntor 2014, në bashkëpunim me Boğaziçi Űniversitesi nga Stambolli dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Fillimisht, nga 5 drejtime të Universitetit të Prishtinës janë përzgjedhur 450 studentë me suksesin më të lartë. Më vonë, pas rrethit të dytë të seleksionimit janë zgjedhur 300 kandidatë që u janë nënshtruar testimeve të gjuhës angleze dhe njohurive të përgjithshme. Krejt në fund, ata më të mirët janë ftuan në intervista dhe prej tyre, ishin përzgjedhur 30 studentë të gjeneratës së parë të Institutit të parë shkollor të specializuar në shërbime të aeroportit, që sot diplomuan në Prishtinë.