Meltem Bulur
19 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
ANKARA (AA) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan javën e ardhshme do të vizitojë vendet afrikane Tanzaninë, Mozambikun dhe Madagaskarin, ndërsa planifikohet që me këtë rast me zyrtarët afrikanë të bisedohet edhe rreth marrjes së kontrollit mbi institucionet arsimore , që veprojnë në këto vende e të cilat lidhen me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Cem Zorlu, kryetari i këshillit drejtues të Fondacionit Maarif i cili është i autorizuar për udhëheqjen e procesit të marrjes së kontrollit mbi institucionet arsimore të afërta me FETO-n, duke folur për AA tha se vizita në vendet afrikane do të lehtësojë këtë proces.
Ai rikujtoi se Fondacioni Maarif është themeluar me ligj të posaçëm të Parlamentit të Turqisë, prandaj pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, udhëheq betejën procesin rreth marrjes së kontrollit mbi institucionet arsimore lidhur me organizatën terroriste FETO, e cila është përgjegjëse për tentativën për grusht shteti.
“Deri tani është marrë kontrolli mbi shkollat e FETO-s në Guine, Somali, Jarabulus në Siri dhe Niger. Janë nënshkruar edhe memorandum në këtë plan me Çadin, Sudanin, Senegalin, Gabonin, Mauritaninë dhe Burkina Fason”, tha Zorlu.
Ai theksoi se gjatë vizitës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në vendet afrikane Tanzani, Mozambik dhe Madagaskar, do të lehtësohet procesi i marrjes së kontrollit mbi institucionet e FETO-s që veprojnë në këto vende.
“Gjatë vizitës në këto vende, që planifikohet për javën e ardhshme, do të realizohen kontakte me zyrtarët edhe në këtë drejtim. Fondacioni Maarif garanton se arsimi në këto shkolla do të vazhdojë në kushte shumë cilësore. Konsiderojmë se edhe punonjësit e ri arsimorë nga Turqia, por edhe nga ato vende do të jenë njëlloj freskimi në sistemin arsimor”, porositi Zorlu. Ai theksoi se gjithsesi qëllimi i marrjes së kontrollit mbi institucionet e FETO-s është pengimi i shkaktimit të dëmeve ndaj nxënësve që shkojnë në këto shkolla, dhe ofrimi i një arsimi cilësor.