Fatjon Cuka
14 Prill 2016•Përditësim: 14 Prill 2016
TIRANË (AA) - Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Nora Malaj, ka folur sot në një prononcim për mediat, rreth debatit dhe projektit pilot për të përfshirë në korrikulat mësimore lëndët që kanë të bëjnë me kulturën dhe edukimin rreth beismeve fetare, raporton Anadolu Agnecy (AA).
Malaj së bashku ambasadorin i Republikës së Gjermanisë në Tirane, Hellmut Hoffmann ishte e pranishme në një diskutim mbi projektin “Edukimi ligjor për të rinjtë”. Ajo ka theksuar se duke patur mundësinë që të ruhet identiteti i shkollës laike, të përfshihet edhe një edukim për kulturën dhe njohjen e feve, ku ajo e ka quajtur një edukim për besimet fetare.
“Shqipëria futet në 13 vendet që japin modelin e parë për edukimin në luftën skundër ekstremizmit dhe terrorizmit në një qasje të re dhe këndvështrim të ri. Fatmirësisht jemi një vend që i japim një pozivitet në drejtim të partneritetit midis tolerancës fetare dhe kjo na jep shansin për të kuptuar që duke ruajtur identitetin dhe objektivitetin e shkollë laike, të fusim një edukim për kulturën dhe njohjen e feve, pra është një edukim për besimet fetare. Më vjen shumë mirë që ka filluar një debat pozitiv, për të kuptuar që është një pjesë e rëndësishme dhe e qenësishme e gjithë edukimit qytetar ”u shpreh Malaj.
Sipas saj, do të jetë lënde e integruar dhe sivjet do të realizohet projekti pilot dhe në bazë të rezultateve do të nxirren përfundimet sipas saj për ta marrë si model shumë të mirë.
Disa ditë më parë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se dija mbi besimet në shkollë, është arma kundër ekstremizmit të dhunshëm, duke theksuar se me këtë projekt synohet që shkollat publike të kenë një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por dhe për fenë.