Ömer Faruk Yıldız
01 mars 2021•Përditësim: 01 mars 2021
Në Malajzi ka rifilluar gradualisht mësimi ballë për ballë, i cili është ndërprerë që nga marsi i vitit 2020 për shkak të koronavirusit të ri të (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Sot në vend 1,1 milion fëmijë të ciklit parashkollor hynë në ndërtesat e shkollave nën shoqërimin e prindërve të tyre.
Në ndërtesat e shkollave ku zbatohen masa të rrepta kundër koronavirusit të ri (COVID-19), nxënësve u shpjegohej distanca sociale dhe rregullat e mbajtjes së maskave.
Ndërkohë, mësimi ballë për ballë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të fillojë nga 8 marsi.
Që nga 18 marsi 2020, kur u shpall ora policore në të gjithë Malajzinë për shkak të COVID-19, mësimi ballë për ballë u pezullua dhe filluan programet e arsimit në distancë.
Në Malajzi, ku gjithsej 300.752 persona rezultuan pozitiv me COVID-19, 1.130 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit deri më tani.