Laith Joneidi,Zeynep Hilal Karyağdı
09 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
AMAN (AA) - Njoftohet se mes Jordanisë dhe Fondit të OKB-së për Ndihmat ndaj Fëmijëve (UNICEF) është nënshkruar marrëveshja për dhurimin e 39 milionë dollarëve në mbështetje për arsimimin e fëmijëve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri jordanez i Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Imad el-Fahuri në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se UNICEF ka nënshkruar një protokoll që parashikon ndihmën në afërsisht 39 milionë dollarë për Ministrinë e Arsimit. Ndihma do të ofrohet për arsimimin e fëmijëve të prekur nga kriza në Siri.
Fahuri u shpreh se kjo marrëveshje do të sigurojë kontribut në ndjekjen e një politike të sigurtë arsimore si dhe rritjen e cilësisë së arsimit.