Admir Fazlagikj
21 Janar 2017•Përditësim: 21 Janar 2017
SHKUP (АА) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim deri te Donald Trump me rastin e marrjes së funksionit President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Për mua paraqet nder dhe kënaqësi t’ua uroj marrjen e detyrës presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dërgoj dëshira më të sinqerta për ushtrim të suksesshëm të funksionit të lartë dhe përgjegjës. Njëherit, marrjen e detyrës ua uroj edhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në urimin e presidentit Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë shfaqi shpresë se me angazhim të ndërsjellë do të jepet kontribut personal për intensifikim, thellim dhe përforcim të partneritetit dhe miqësisë strategjike midis Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-ve, për çka, konfirmon se ekziston interes interes i posaçëm dhe gatishmëri nga Republika e Maqedonisë.
“Jam thellë i bindur se me lidershipin tuaj SHBA-të do të vazhdojnë nëpër rrugën e progresit. Por besoj se lidershipi juaj është i rëndësishëm edhe në planin global, posaçërisht tani kur ballafaqohet me sfida të shumta dhe kur më shumë se kurdo qoftë kur është i nevojshëm unitet, respektim i ndërsjellë dhe bashkëpunim i sinqertë. Lartë i respektojmë qëndrimet tuaja dhe qëllimet e jashtme politike. Rregullimi global ka nevojë për përforcim të miqësisë midis shteteve, pa imponim të interesave dhe me respektim të së drejtës së zgjedhjes së kombeve në botë. Dëshiroj të dini se në Republikën e Maqedonisë dhe në mua keni mik dhe mbështetës të sinqertë”, thotë presidenti Ivanov në urimin deri te homologu i tij amerikan Trump.
Përndryshe, Donald Trump të premten në Kapitol të Washingtonit dha betimin me çka edhe zyrtarisht u bë presidenti i 45-të i SHBA-ve.