Zlatan Kapiç
02 Gusht 2017•Përditësim: 02 Gusht 2017
PODGORICË (AA) – Zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Mike Pence sot në mëngjes në Mal të Zi deklaroi se SHBA-të mbeten të përkushtuara në Ballkanin Perëndimor duke shfaqur shpresën se në Samitin e sotëm të shefave të qeverive të vendeve të rajonit do të kontribuojë në forcimin e lidhjes mes këtyre vendeve dhe Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Do të vazhdojmë bisedimet mbi atë si të përforcojmë bashkëpunimin tonë bilateral edhe atë si SHBA-të ende mund të mbështesin Ballkanin Perëndimor”, tha Pence në deklaratën e përbashkët para gazetarëve me kryeministrin malazez Dushko Markoviç.
Ai shprehu bindjen se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim.
“Fuqishëm besojmë se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim. Andaj edhe sot do të bisedojmë për forcimin e lidhjes mes Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëdimor dhe SHBA-ve", shtoi Pence.
Kryeministri malazez Markoviç tha se dita e sotme është tregues se në “bashkësinë ndërkombëtare nuk ekzistojnë të mëdhenj dhe të vegjël kur është fjala për përkatësinë e idealeve”.
Shefat e qeverive të rajonit do të mblidhen sot në Podgoricë të Malit të Zi në Samitin e Kartës së Adriatikut.