Elena Teslova
24 Maj 2017•Përditësim: 24 Maj 2017
MOSKË (АА) - Në Moskë u mbajt takim mes presidentit të Rusisë Vlladimir Putin dhe presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Shefat e shteteve biseduan për situatën në Ballkan, zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimin e mendimeve për tema të rëndësishme rajonale”, thuhet në njoftimin e Kremlinit pas takimit.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot qëndron për vizitë pune në Rusi.
Presidenti Ivanov është dekoruar me çmimin “Shënjtëria e Tij, Partiarku i Moskës dhe mbarë Rusisë, Aleksej i Dytë” për vitin 2016, që iu nda nga Partriarku i Kishës Ortodokse Ruse,Kiril në ceremoninë solemne në tempullin “Krishti Shpëtimtar” në Moskë.
Çmimin e ndan Fondacioni shoqëror ndërkombëtar për bashkimin e popujve ortodoks, për punën e mrekullueshme në forcimin e unitetit të popujve ortodoks dhe për avancimin dhe promovimin e vlerave të krishtera në jetë dhe shoqëri.